Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA – Rusi, situatë e rëndë tensioni

16/10/2016
SHBA – Rusi, situatë e rëndë tensioni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një situatë e paprecedentë tensionimi në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Sipas rrjetit amerikan NBC presidenti Obama ka urdhëruar një sulm kibernetik kundër Moskës. Kremlini ka premtuar se do të reagojë.

“Agresiviteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të rritet dhe kërcënimet ndaj Moskës janë të paprecedenta. Kjo është deklarata e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putin, Dimitri Peskov, duke komentuar fjalët e zv/presidentit amerikan Xho Bajden, i cili kishte paralajmëruar synimin për të reaguar ndaj ndërhyrjeve të hakerave rusë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Sipas burimeve të rrjetit amerikan NBC, Obama ka urdhëruar një sulm kibernetik ndaj Moskës.

Një situatë ekstremisht e tensionuar sipas ambasadorit rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin. Madje sipas tij më e keqja që nga viti 1973. Dhe Moska sipas Juri Ushakov, këshilltar i presidentit rus Putin, është e gatshme të reagojë ndaj sulmeve kibernetike kundër Rusisë.

Një përshkallëzim që është rënduar nga lajmi se në pranverën e 2017-ës, Italia do të dërgojë 140 ushtarë në Letoni për të shtuar numrin e ushtarëve të vendosur në kufi me Rusinë. Një lëvizje, që u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe nga ministrja italiane e mbrojtjes Roberta Pinoti, dhe që u prit nga vendi baltik si një siguri më shumë nga aleatët, por që për Moskën përfaqëson një provokim të hapur.

Përcarjet mes qeverisë ruse dhe NATO-s në fakt janë të shumta: nga konflikti sirian, që vendos në dy anë të kundërta Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rusinë e Putin, në mbështetje të forcave besnike të Bashar al-Assad, deri në cështjen e aneksimit të Krimesë e cila nuk u zgjidh asnjëherë, dhe që përfaqëson një rast përplasjeje të mundshme në kufijtë lindorë të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

13/05/2026
Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

13/05/2026
Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.