Kryeministri Edi Rama në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ka bërë të ditur se po studiohet lejimi i hashashit mjekësor në vend.
“Atë hashashin me leje po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit”, ka thënë kryeministri Rama lidhur me lejimin e hashashit mjekësor në vend.
Para pak vitesh ka apaur deputete qe lobuan per lejimin e hashashit mjekeser ne vend.
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” i është përgjigjur disa pyetjeve të Arian Çanit.
Arjan Çani: Kujt do t’ja lësh drejtimin e qeverisë po u infektove?
EDI RAMA: Timonin do ta mbaj vetë tek respiratori, drejtimin ta marrë kush të dojë.
Arjan Çani: Po ‘Ben Tigrit’ çfarë porosie do t’i lije?
EDI RAMA: Do i them, o ti o korona duhet të keni ikur kur të dalë nga këtu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/