Të gjendur në panik nga tërmetet e shumta që kanë rënë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës dhe deri në të gdhirë të ditës së diel, banorët e Gjirokastrës, kanë preferuar ta kalojnë natën jashtë duke mos vënë gjumë në sy. Prej orës 23:00 të ditës së shtunë e deri në orën 06:00 të së dielës, kanë rënë afërsisht 7 tërmete të cilat janë ndjerë mjaft nga banorët e pallateve në pjesën e poshtme të Gjirokastrës.
Për të qenë të sigurt, ata kanë dalë jashtë banesave dhe apartamenteve në pritje për tërmetin e radhës. Ka pasur edhe nga ata që familjarisht kanë preferuar xhirot në rrugët e qytetit apo dhe kafe në lokalet që kanë qenë hapur dhe nuk janë mbyllur përgjatë mbrëmjes dhe orëve të para të së dielës.
Paniku ka qenë i madh pasi për herë të parë, ndodh kjo situatë në Gjirokastër të paktën gjatë 7 dekadave të fundit. Të moçmit, nuk mbajnë mend që valë sizmike kaq të afërta me njëra-tjetrën dhe me intensitet mjaft të madh, të kenë goditur Gjirokastrën. Ajo që po ndodh, është e pashpjegueshme në fakt. /JuguNews/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/