“Edi Rama refuzon te beje transparence per tenderin e ushqimeve”

“Edi Rama refuzon te beje transparence per tenderin e ushqimeve”

95
0
Shares

Edi Rama nuk bën transparencë për tenderin e ushqimeve, kryer nga mijistria e Mbrojtjes. Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, tha Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.

Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit.

Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje.

Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë!

Duan që mes klientëve dhe shqiptarëve, Edi Rama të vendosë të parët shqiptarët.

Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë të thjeshta:

1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?

2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve.

Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY