KOMENT/ Sot ju anulon qirate, neser ju shtetezon pronat

KOMENT/ Sot ju anulon qirate, neser ju shtetezon pronat

89
0
Shares

Nga Oerd Bylykbashi

Deri me 21 korrik 2016 kishim Kushtetute, gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte. Me pas erdhi ai votimi i famshem me 140 vota per ndryshimet kushtetuese me 22 korrik 2016. Pas asaj dite vdiq Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, po vdesin gjykatat e tjera. Por deri dje, nese kontraten e qirase e shkelte dikush, mund te ankoheshe ne gjykate.

Qe nga dje, jo me! ‎Qe nga dje Gjykata Supreme eshte Edi Rama Kryeminister. Ai eshte edhe kolegj penal e te denon, edhe kolegj civil dhe te shfuqizon kontraten private te bazuar ne Kod Civil.

Kete budallallek ne Italine fqinje as qe e shkojne neper mend. Edhe Dekretligji per pandemine atje nuk ka guxuar te beje kete. Por njerezit atje me mirekuptim kane rinegociuar kushtet e qirave.

Urdheri per mospagimin e qirave nuk eshte thjesht nje budallek antikushtetues. Eshte forma me e fundit e arrogances se nje Kryeministri qe Kushtetuten e ka lecke per kepucet.

Kontratat e qirave mes privateve bazohen ne Kodin Civil dhe akti normativ ka zero fuqi ‎mbi ato kontrata sepse ai akt nuk pezullon dot Kodin Civil. Kush nuk paguan sot qerate do te duhet ti paguaje nje me nje me vone vleren mujore te qerase. As gjobat sa pese fishi i qirase nuk kane asnje vlere. Ja, do kaloje gjendja e jashtezakonshme dhe akti normativ do hidhet ne kosh, por detyrimi per qerate e papaguara mbetet i pashlyer.

Nese ndokush do qe te shtyje apo pezulloje pagesen e qirase duhet te negocioje duke perdorur klauzolen e “forces madhore”. Fundja njerzilleku nuk ka vdekur dhe te gjithe jemi koshiente per situaten. Nese ka mosmarreveshje, perseri ne gjykate do te perfundojne dhe aty akti normativ nuk pi uje para Kodit Civil, se keshtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese qe ne 2013.

‎Pagesa e qerase eshte e padiskutueshme. Qiramarresit nuk mund te detyrohen te paguajne kamatvonesa, penalitete te tjera apo tu merren garancite e lena sepse veshtiresite jane objektive, te pergjitheshme dhe te paparashikueshme kur u hartuan kontratat.

Po te doje, le t’ia ule Qeveri qiramarresve barren e qirase duke ia njohur vleren e qirase si kredi per detyrimet tatimore sic ben Italia. Le t’ia lehtesoje barren duke ua kthyer qiramarresve si subvencion tatimin e fitimit mbi qirate qe qeveria ia merr pronareve te pronave me qira. Dhe nese nuk pezullon me ligj taksen e prones qe mbledhin bashkite, t’i lehtesoje qiramarresit duke i subvencionuar ne vleren takses se prones qe shteti ua merr pronareve dhe qe keta te fundit e shkarkojne tek vlera e qerase.

Sic e tha nje deputet socialist sot (Zoti na ruajt nga te tille) , nese nje pronar ka pese apartament ku strehohen pese familje, qeveria socialiste do te mbroje pese familjet ne dem te pronarit. Me kete logjike iu moren shtepite e medha pronareve ne 1945 dhe ne to u strehuan te tjeret, derisa u nxorren perfundimisht ne vitin 2012 me akt normativ qe vuri te drejtat ne vend.

Edi Rama nuk ben dot sevap me pronat, parate dhe te drejtat pronesore te te tjereve‎. Nese pranohet sot ne heshtje kjo qe ky propozon, mos u habisni qe te nxjerre Tatimin e Jashtezakonshem per Qirate. Dhe kush nuk paguan, t’i sekuestrohet prona. Fundja ai e ka parashikuar ne Aktin Normativ te fatkeqesise natyrore qe pronat mund te shtetzohen pa kundershperblim. Mos u cudisni fare, sepse ligjet per pronat deri me sot kane rikthyer rishpronesimet e pronareve.‎

Qirate ne vleren e dakordesuar do paguan pavaresisht Edi Rames. Pronar me pronat e privateve dhe gjyqtar i kontratave private Edi Rama nuk ka per t’u bere dot asnjehere.‎ Populistet qe shesin dengla duke i justifikuar keto masa me pandemine, perbuzini si te mjere qe i eshte djegur bishtuku i llampes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY