Një përleshje fizike ka ndodhur të enjten mbrëma në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë për 500 persona, mes të cilëve edhe këngëtari Robert Berisha.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në konviktin numër 3.
“Ka ndodhur rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thuhet në njoftimin e policisë sipas Telegrafit..
Deri më tani në Qendrën e Studentëve janë vendosur 500 persona në karantinë, mes të cilëve edhe vetë këngëtari i cili sapo ishte kthyer nga SHBA. Në karantinë ndodhet edhe menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, i cili po i kalon këto ditë i izoluar.
Tashmë pas 14 ditësh qëndrimi atje, pritet që Robertit t’i kryhet testi për koronavirusin, dhe për të parë nëse është pozitiv apo negativ çka do t’i japë dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen e tij./iconstyle
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/