Denoncime nga qytetarët: ‘Shpërndarja e ndihmave sipas listave të votimit më 30...

Denoncime nga qytetarët: ‘Shpërndarja e ndihmave sipas listave të votimit më 30 Qershor’

115
0
Shares

Disa qytetare kane derguar mesazhe dhe denoncime sa i perket ndihmave me ushqime qe po dergohen ne qytete te ndryshme, si pasoje e koronavirusit. Por ajo qe eshte vene re, eshte perzgjedhja e personave sipas listave te votimeve te 30 Qershorit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë fakt si “një krim politik”, njesoj siç vepronte Milosheviçi në Kosovë dhe ka publikuar dy mesazhet si dëshmi nga bashki të vendit:

Për shpërndarjen e ndihmave, narkoqeveritarët përdorin listat e votimit të farsës moniste të 30 qershorit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.  Ky është krim politik, është diferencim politik si ai që bënte 30 vjet më parë, Millosheviçi në Kosovë,” shkruan Berisha.

“Zoti Berisha, të lutem shumë, jam … nga Delvina që po të shkruaj.

Këtu në Delvinë po shpërndajnë ndihmat dhe këto ndihma po u venë vetëm atyre që votuan në 30 qershor; po ne që kundërshtuam 30 qershorin, të vdesim. Të lutem më kthe një përgjigje, se s’di ku të ankohem. Me respekt T.F. Delvinë”

“Përshëndetje z. Berisha

Gëzoj të jeni mirë. Doja t’ju thosha lidhur me ushqimet që përditë del ai “i gjati”,  thotë “po ndaj ushqime për njerëzit në nevojë”.

Nuk kemi parë gjë. Mbushen makina me ushqime, i shpërndajnë vetëm tek njerëzit e vet. Ne si invalid s’na ka sjellë njeri gjë, sepse nuk dolëm në votimin për kryetarin. Të fala …”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY