FOTO/Tre pacientë të Infektivit me COVID-19 po trajtohen në spitalin “Shefqet Ndroqi”

FOTO/Tre pacientë të Infektivit me COVID-19 po trajtohen në spitalin “Shefqet Ndroqi”

114
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se pas mbërritjes së pesë respiratorëve të rinj në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë transferuar mëngjesin e sotëm tre pacientë, duke çuar në katër numrin e të shtruarve.

5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19️ Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID19”, shkruan Manastirliu.

Nga përditësimi zyrtar i shifrave të të infektuarve ditën e djeshme, raportohet se të prekur me COVID-19 janë 277 persona, ndërsa numri I viktimave ka shkuar në 16.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY