Nga Kolonja modeli i aleancës qytetare për t’iu kundërvënë koalicionit të krimit

Nga Kolonja modeli i aleancës qytetare për t’iu kundërvënë koalicionit të krimit

50
0
Shares

Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës që do të kandidojë për kryetar Bashkie në Kolonjë. Hajro, një kandidat i propozuar nga Partia Agrare  Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, është prezantuar nga Lulzim Basha në një takim me drejtues të strukturave të PD në Kolonjë.
Kolonja, tha Basha, do të jetë shembulli i bashkimit të madh qytetar për t’iu kundërvënë aleancës së krimit dhe drogës.
“Kandidati është i propozuar nga PAA dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekë është z.Dritan Hajro. Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë. Domosdoshmëri e qëndresës, refuzimit dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin. Dhe është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita –ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë krimit, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë drogës, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë një bande të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronën e tyre. Këtu nga Kolonja të ndërtojmë së bashku një model, modelin e bashkimit qytetar, modelin e aleancës qytetare me të gjithë faktorët për t’ia kundërvënë koalicionit të krimit”, theksoi zoti Basha
Duke parë situatën e rëndë ekonomike që po kalojnë qytetarët e Kolonjës, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, i bindur se bashkë me qytetarët, pa dallim bindjesh politike do të mund ta ndryshojmë këtë realitet, pranova propozimin e opozitës për të kandiduar për kryebashkiak, theksoi Dritan Hajro.
“Këto janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjeve politike. Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre”, u shpreh kandidati Hajro.
Koalicionit të madh opozitar, tha kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, po i bashkohen shumë socialistë pasi sot në qeverisje nuk janë socialistët por vetëm një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën.
“Të jemi bashkohemi bashkë demokratët, anëtarë dhe simpatizantë të PAA-së, qoftë edhe njerëzit e majtë të cilët ndihen të diskriminuar nga qeveria e rilindjes. Se ka edhe një gjë nuk është më e majta e majtë, por është rilindja e Edi Ramës”, deklaroi kryetari i PAA Agron Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY