Ishte e papritur situata e djeshme ne qytetin e Shkodres, ku pas kryerjes se disa testeve, rezultuan 12 te prekur njekohesisht nga koronavirusi.
Lajmi pritet te konfirmohet nga ministria, por ajo qe eshte shqetesuese eshte fakti se ku e moren infektimin te 12 personat.
Ish-deputeti Bardh Spahia mendon se kjo eshte nga neglizhenca. Ai ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ku shkruan se pacientët e identifikuar së fundi, kanë qenë kontakt i personave të mëparshëm të infektuar, por nga mungesa e vëmendjes, është neglizhuar.
NJOFTIMI I BARDH SPAHISË
NEGLIZHENCE KRIMINALE NE SHKODER
Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë! Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit! Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende. Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/