Burgu i Rrogozhinës në alarm: Infektohet me koronavirus juristi, vetëkarantinohet drejtori

Burgu i Rrogozhinës në alarm: Infektohet me koronavirus juristi, vetëkarantinohet drejtori

119
0
Shares
Foto Ilustruese

Një jurist i burgut të Rrogozhinës është infektuar me koronavirus. Lajmi bëhet me dije nga Abc News.

Mësohet se prej dy ditësh të dënuarit janë përfshirë nga paniku, për shkak të kontakteve që kanë pasur me juristin e këtij institucioni.

Ndërkaq, zyra e tij është dezinfektuar ditën e djeshme. Po ashtu është vetëkarantinuar edhe drejtori i burgut, për shkak se udhëtonte në makinë me juristin.

Ky i fundit është banues në Tiranë. Pas konfirmimit si pozitiv me Covid-19 të juristit, të dënuarit janë të alarmuar. Ndërkohë institucionet e shëndetësisë kanë filluar kontrollet, duke bërë matjen e temperaturës për të burgosurit.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY