SHKODER/ 12 persona te tjere me Covid 19, njeri shites ne...

SHKODER/ 12 persona te tjere me Covid 19, njeri shites ne qytet

104
0
Shares

Shkodra kthehet ne qytetin e dyte me numrin me te madh te te infektuarve me covid19. Sot jane kryer disa testime te reja dhe 12 nga 15 persona kanë rezultuar pozitivë, bejne te ditur burime pranë DSHP Shkodër.

Të gjithë personat pozitivë kanë lidhje me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac, të cilët u diagnostifikuan me COVID-19 gjatë ditës së sotme.

Me 12 personat në fjalë, numri total i të prekurve në qytetin e Shkodrës shkon në 22, ndërsa në të gjithë qarkun plot 26.

Ndërkohë pritet edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë.

6 persona nga 12 rastet e konfirmuara sot, janë anëtarë të një familje, të cilët banojnë në lagjen Dobrac, dhe një pjesë tjetër e të infektuarve banon në lagjen Kiras të Shkodrës.

Gazetari Simon Shkreli i cili raporton per abcnews tha se personi i infektuar nga Dobraci ka dyqan në Shkodër, ku tregton materiale elektrike dhe ndërtimore, dhe dyshohet se ka patur kontakte me shumë persona.

Situata me gjendjen shëndetësore të 12 personave të rinj me koronavirus në këtë qark paraqitet e qëndrueshme.

Fill pas keture njoftimeve ka reaguar edhe ish deputeti Bardh Spahia.

”Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë! Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit! Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende. Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!”, deklaron Spahia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY