Rama i pergjigjet PD per qerate: Kam thene vetem parimin e Aktit...

Rama i pergjigjet PD per qerate: Kam thene vetem parimin e Aktit Normativ, ai po pergaditet

80
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar me pergjigje fyese per PD teksa kjo e fundit kritikoi ashper aktin e qeverise per mosdhenien e qerave. Por nderkohe edhe eshte terhequr nga qendrimi kategorik qe kishte sot ne mesdite.

Rama deri tani nuk ka dhene asnje shpjegim pse nuk prek me akte normative parate e koncesioneve ndersa e ben kete pa asnje problem per parate e individeve sic jane pagat dhe qerate.

Postimi i Rames:

🔴 Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

🔵 Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

🔴 Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e 🔵PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY