Sa testime duhet te bejme, cfare thone statistikat!

Sa testime duhet te bejme, cfare thone statistikat!

59
0
Shares

Sa testime duhet të bëjmë? Masive, personave me simptoma, të shënjestruara, apo….?

Italia është nga vendet më të prekura në botë nga COVID 19. Vlerësohet se është nga vendet me një numër të lartë testimesh të kryera. Sipas të dhënave të djeshme në Itali janë kryer 541 mijë testime apo 9 016 testime për 1 milion banorë. Nëse do të duhej që edhe Shqipëria të kishte bërë sa Italia do të duhet të kishte bërë 25 700 teste apo 14 herë më shumë.

Epidemia në Itali është prej 45 ditësh, ndërsa në Shqipëri prej 25 ditësh.

Shqipëria ka deri dje 91 pozitivë për 1 milion banorë dhe 5 3 të vdekur për 1 milion banorë.

Italia ka deri dje 1829 pozitivë për 1 milion banorë dhe 218 të vdekur për 1 milion banorë.

Por edhe në ditën e 25 (rreth 13 mars) që nga fillimi i epidemisë në Itali, në atë vend kanë qënë 291 pozitivë për 1 milion banorë dhe 21 të vdekur për 1 milion banorë.

Shqipëria e filloi kufizimin që në ditën 1 të epidemisë me mbylljen e shkollave. Italia në ditët 20-25 të saj.

Nëse dikush mund të shtrojë me të drejtë tezën se Italia ka pozitivë më shumë se ka testuar më shumë apo se testimi nuk tregon të gjithë pozitivët, të dhënat mbi vdekjen nuk mund të jenë të vlerësuara pjesshëm.

Të dhënat për vdekjet janë të sakta. Sidomos në rastin e Shqipërisë që numërohen me gishta.

Analiza më e detajuar e të dhënave italiane sipas rajoneve na jep një panoramë të larmishme.

Tabela në vijim jep të dhënat sipas rajoneve për teste për 1 milion, pozitivë për 1 milion, vdekje për 1 milion dhe raportin testime: pozitivë.

Rradhitja është sipas rajoneve më i larti te më i poshtmi rajon sipas testeve për 1 milion banorë.

Lombardia është rajoni më i prekur në Itali. Ka kryer 12 072 teste për 1 milion banorë. Më shumë se edhe Koreja e Jugut. Aty jeton 17 % e totalit të popullsisë së vendit, ndërsa janë kryer 22,4 % e të gjithë testeve të Italisë. Në Lombardi janë konstatuar 40,5 % e rasteve të Italisë dhe janë shënuar 58 % e totalit të vdekjeve në Itali.

Teste 1M Raste 1M Vdekje 1M Test/rast
Veneto 22982 1962 102 11.71
Friuli V G 13156 1387 100 9.49
Emilia Romagna 13108 3316 388 3.95
Lombardi 12072 4450 755 2.71
Toscana 9807 1305 68 7.51
Marche 8062 2598 296 3.10
Liguria 7309 2360 297 3.10
Piemonte 6969 2248 203 3.10
Lazio 6091 555 29 10.97
Campania 3904 554 37 7.05
Puglia 3775 483 32 7.82

Në përpjekje për të kuptuar ku ndryshon një rajon nga tjetri, falë informacionit të bollshëm, të përditësuar dhe lehtësisht të lundrueshëm më tërhoqën vëmendjen ndryshimet e mëdha nga rajoni në rajon të raportit midis testimeve dhe rasteve pozitive.

Tabela më poshtë është si e mësipërmja por rradhitja nga më i madhi te më i vogli është bërë sipas treguesit testime:pozitivë.

Këtu Lombardia del më dobët se çdo rajon tjetër në Itali. 2,71 testime për një pozitiv. Sikur Shqipëria të kishte bërë deri 750 testime. Në fakt Shqipëria ka bërë deri dje 2,45 herë më shumë.

  Teste 1M Raste 1M Vdekje 1M Test/Rast
Veneto 22982 1962 102 11.71
Lazio 6091 555 29 10.97
Friuli V G 13156 1387 100 9.49
Puglia 3775 483 32 7.82
Toscana 9807 1305 68 7.51
Campania 3904 554 37 7.05
Emilia Romagna 13108 3316 388 3.95
Marche 8062 2598 296 3.10
Piemonte 6969 2248 203 3.10
Liguria 7309 2360 297 3.10
Lombardi 12072 4450 755 2.71

 

Në Itali janë bërë mesatarisht 7,8 testime për rast (deri dje ky tregues në Shqipëri është rreth 6,7).

Rajonet italiane që kanë bërë rreth 10-11 test për pozitivë (për 10 çdo teste negative del 1 test pozitiv) janë edhe ato rajone më tregues më të mirë përsa i përket rasteve dhe vdekjeve.

Mesa duket suksesi i rajonit të Venetos mund të jetë jo thjesht pse ka bërë shumë teste (22mijë teste për 1 milion banorë) por sepse për çdo pozitiv ka bërë hetim efikas për të shkuar me shënjestër sa më të saktë te kontaktet e tjerë e kështu me radhë.

A është vallë 11 teste për rast pozitiv një numur i “artë” për të administruar epideminë e COVID?

Flitet shumë për pamjaftueshmërinë e pajisjeve nëpër spitale, por mesa duket kjo është një betejë që edhe pse zhvillohet në disa fronte, fitohet më shumë në territor. /abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY