Ky është vendi në botë që po lufton koronavirusin duke i ndarë...

Ky është vendi në botë që po lufton koronavirusin duke i ndarë burrat dhe gratë

143
0
Shares

Panama ka miratuar një bllokim të rreptë të koronavirus bazuar në gjininë – me burrat dhe gratë qe lejohen në publik në ditë të veçanta.

“Duke filluar nga 1 Prilli, gratë do të qarkullojnë të hënën, të mërkurën dhe të premten dhe burrat e martë, e enjte dhe e shtunë”, njoftoi Presidenti Laurentino “Nito” Cortizo në Twitter.

“Të Dielave të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi,” tha ai. Dekreti u dha dy ditë më parë dhe do të zgjasë të paktën 15 ditë.

Zyrtarët panamezë fillimisht bënë një përpjekje  për t’i mbajtur të gjithë brenda, përveç urgjencave -dhe ,e pas u raportuan më shumë se 2,000 njerëz të arrestuar javën e kaluar  sipas Agjencisë France-Presse.

“Sasia e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, megjithë karantinën e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria kombëtare të marrë masa më të rënda,” thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Autoritetet shpresojnë se ndarja e tyre sipas gjinisë do ta bëjë më të lehtë për të kufizuar sa njerëz largohen nga izolimi çdo ditë.

/DRONI,al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY