“Sulmi me shpifje zbuloi sa nervozë janë”, PD: Rama dhe Xhaçka nuk...

“Sulmi me shpifje zbuloi sa nervozë janë”, PD: Rama dhe Xhaçka nuk tregojnë pse i dhanë tenderin një kompanie komputerash në Maqedoni

66
0
Shares

Partia Demokratike vijon te kembengule ne çështjen me ministren  Olta Xhaçka dhe qeverinë, ku te faktuar me prova, PD thote se Edi Rama dhe Olta Xhaçka nuk bënë transparencë pse i dhanë tenderin e ushqimeve një kompanie kompjuterash në Maqedoni.

Diten e sotme, ministrja reagoi shkurt, duke e quajtur Partine Demokratike vetem parti shpifese, qe merret me inskenime te uleta. Por nuk dha asnje sqarim te detajshem per te gjitha pretendimet e ngritur nga opozita.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, u shpreh se gjuha e urrejtjes ndaj opozitës nuk mbulon abuzimet.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEKD ALIBEAJT

Të dashur qytetarë,

Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj.

• Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterash në Maqedoni?
• Kush fshihet pas saj?

Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje.

Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është sulmi.

Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka.Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni.

Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milonë eurove, që jane taksapaguesit shqiptarë:

1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia?
2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit?
3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë?

Asnjë sulm me gjuhë urrejtje dhe asnjë shpifje kundër opozitës që po mbron interesat e shqiptarëve, nuk mbulon apo justifikon abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte.

Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe tën isin menjëherë hetimin e kësaj çështje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY