Çifti i të moshuarve në Korçë shërohet nga koronavirusi, njëri prej...

Çifti i të moshuarve në Korçë shërohet nga koronavirusi, njëri prej tyre kishte sëmundje respiratore

90
0
Shares

Një çift të moshuarish në Korçë kanë dalë nga spitali sepse kanë marrë veten pasi u infektuan me COVID-19.

Lajmin e mirë e dha Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka në “Facebook”. Sipas tij, Yzdeini 79 vjeç vuante edhe nga sëmundje të tjera, por sërish u shërua.

Lajmi i dytë i mirë për qytetarët e Korçës, edhe çifti i pensionistëve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga COVID-19. Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore por ja doli falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe impenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv. Edhe njëherë faleminderit gjithë stafit mjekësor. Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive në këto dy ditë dhe punën e palodhur në front kundër koronavirusit. Do të them diçka në zhargonin korçar “të lutem këtë dorë mbaj”.”,-shkruan ai ne mesazhin e tij ne Facebook.

Në Korçë janë raportuar 16 raste me koronavirus deri tani, ndersa ne qarkun respektiv nuk jane raportuar raste nga qytetet e tjera rrotull.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY