“Rama fsheh ndalimin nga policia në deklaratën e dekriminalizimit”, Ish-deputeti: Rakipi dhe...

“Rama fsheh ndalimin nga policia në deklaratën e dekriminalizimit”, Ish-deputeti: Rakipi dhe Rehovica u larguan për të njëjtën arsye

67
0
Shares

Ish-deputeti  Oerd Bylykbashi ka kapur një fragment te rendesishem, nga nje prej intervistave te kryeministrit Edi Rama per mediat italiane. Bylykbashi ka theksuar deklaraten e ketij te fundit, i cili tregoi se ishte arrestuar nga policia italiane kohe me pare.

Bylykbashi thote se kjo deklarate e tij eshte problematike, pasi nese kryeministri ka qene i arrestuar ai ka mashtruar me  formularin e dekriminalizimit.

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia”,-shkruan ish-deputeti duke bashkangjtiur formularet e dekriminalizimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY