Prokuroria e Tiranës, hetime për një spital të madh privat në Tiranë

Prokuroria e Tiranës, hetime për një spital të madh privat në Tiranë

172
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një spitali privat për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera, transmetoi vizion plus.

Mësohet se Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza për koronavirusin ndërkohë që ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut.

ISHP është i vetmi institucion që ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për  COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri.

Në një reagim të saj Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

Analiza e covid 19 kushton afërsisht sa një pagë mujore minimale në Shqipëri. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY