“Me çek mbijetese”, Florjon Mima tregon 4 zgjidhje për të ndihmuar qytetarët...

“Me çek mbijetese”, Florjon Mima tregon 4 zgjidhje për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë

80
0
Shares

Politikani i njohur Florjon Mima, por dhe ekspert i ekonomisë ka bërë sot një reagim lidhur me paketën që qeveria ka prezantuar per te dale nga emergjenca e COVID-19 me sa më pak humbje dhe dëmtime.

Mima nuk e hedh vështrimin shume larg, por krahasimin e ben me Kosovën, duke i vene dy shtetet perballe persa i perket aspektit te paketës financiare.

Shikoni paketen e ndihmes se Kosoves per qytetaret e bizneset. Masa dinjitoze, njerezore dhe me plot sakrifica, qe gjysma e kombit ben per njerezit dhe ekonomine e vet. Me nje buxhet sa gjysma e ketij tonit heq menjane trefishin e shumes sone.

Qeveria shqiptare nga ana tjeter, ka miratuar nje pakete anemike dhe teresisht te pamjaftueshme.

Koha therret per zgjidhje madhore, pasi behet fjale per ekzistencen e ekonomise sone e te jetes se bashkeqytetareve tane te cilet mund t’i shpetojne virusit por mund te ngelen ne kthetrat e urise, kequshqyerjes, mungeses se te ardhurave por edhe te mungeses se mallrave e sherbimeve jetike ne treg”,- reagon ish-ministri duke propozuar nga ana e tij dhe 4 masa qe duhet patur parasysh persa i perket paketes.

Cfare duhet bere sipas tij?

1. Dil mbi veten dhe anullo PPP-te e panevojshme qe ke miratuar. Pranoje qe me mire te anulohen ato sesa te pllakose skamja ne vend. Ekonomia e vendit dhe jetet e shqiptareve kane me shume rendesi se disa kontrata abuzive pa asnje vlere per njerezit, dhe qe kane perpire pjesen e luanit nga buxheti.

2. Degjo zerin e sipermarrjes. Jane ata motorret qe po fiken, por jane ata qe e kane mbushur ne 30 vjet arken e perbashket, dhe sot kur kane nevoje, kane te drejten absolute te marrin nga arka e perbashket. Nuk mundet thjesht t’u thuash ‘merrni kredi’. Kredia eshte nje peshkaqen qe po ua nguli dhembet do t’ua shqyeje mishin me llokma.

3. Jepu çekun per cdo punetor qe rri ne shtepi. Çekun per mbijetese, jo per fitimet e kompanive. Sepse po u ngjall sipermarrja, me shume do te kontribuoje neser ne arken e perbashket.

4. Lere fshatin te punoje e te prodhoje, se nga prodhimet e tyre do te ushqehet populli neser. Edhe fermereve jepu nje cek ne dore qe te perballojne pandemine si pjesetare dinjitoze te nje familje te madhe.

Mimo thote se kemi rastin, nje here te vetme te sillemi si shqiptare te mire e solidare.

”Opozita e ka bere pjesen e saj, me aq sa ka mundur. Tani eshte radha e qeverise. Qe te mos shkoni më ne zyre duke i bere vetes pyetjen:”Cfare do t’u themi sot shqiptareve, si do t’ua themi?”, por t’i beni vetes pyetjen “Cfare do te bej sot per te shpetuar ekonomine nga vdekja dhe shqiptaret nga mjerimi e uria?”, mbyll reagimin e tij Mimo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY