Gjermania, teston 1 në 3 mijë banorë, Shqiperia teston 1 në 30...

Gjermania, teston 1 në 3 mijë banorë, Shqiperia teston 1 në 30 mijë banorë

110
0
Shares

Ish zv/ ministri i Shendetesise, Bardh Spahia krahason shifrat e testimeve për COVID-19. Gjermania me 80 milion banorë, teston 1 në 3 mijë banorë, Shqipëria me më pak se 3 milion banorë teston 1 në 30 mijë banorë, thote ai.

Postimi i Spahise:

Mos testo! Mos testo! Mos testo! Kjo është filozofia makabre e kësaj qeverie për shtetasit e vet. Mban shifrat nën kontroll dhe kush ia del, mirë, kush nuk ia del, është statistikë.
Sipas orientimit të OBSH të gjitha vendet po testojnë. Po. Shifrat janë të larta, por po aq edhe mundësitë për të kuruar të infektuarit! Sa më shpejt të kapet, aq më mirë!

Një krahasim i thjeshtë: Gjermania me rreth 80 milionë banorë kryen rreth 22 000 deri në 25 000 testime në ditë. Domethënë 1 testim për rreth 3 mijë banorë.

Kurse Shqipëria plus minus 3 milionë banorë kryen 100 testime në ditë. Pra 1 testim në 30 000 banorë. Dukshëm 10 herë më pak! Tek ne do duheshin 1 000 testime në ditë e do kishte mesatarisht 200 raste të reja në ditë, të cilët të kapur në kohë do mund të merrnin trajtimet sipas protokollit e si të identifikuar, do karantinoheshin, duke shmangur rrezikun e infektimit të të tjerëve. Kjo është papërgjegjshmëri kriminale, që vjen nga një mendje e patrajtuar, që vetëquhet “baba” i këtij vendi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY