Tiranë, 4 muaj, 5 viktima nga shoferët e droguar, policia kërkon blerjen...

Tiranë, 4 muaj, 5 viktima nga shoferët e droguar, policia kërkon blerjen e testuesve

82
0
Shares

Në më pak se 4 muaj përdorimi i drogës gjatë drejtimit të mjetit nga shoferët ka shkaktuar zyrtarisht 5 viktima vetëm në Tiranë, ndërsa shifrat janë më të larta nëse përfshin dhe aksidentet me pasoja apo dëmtime si dhe të gjithë qarqet e vendit.
Rasti më i fundit ishte ai me 3 vajza të pafajshme të cilat u aksidentuan nga Dashnor Deliallisi në autostradën Tiranë-Durrës në Sukth ku dhe vetë Delallisi gjeti vdekjen.
Nga ekspertiza paraprake Deliallisi rezultoi nën efektin e alkoolit dhe drogës ndërsa shpejtësia e udhëtimit ishte 150 km në orë dhe në sens kundravajtje në autostradë.
Një tjetër rast që tronditi opinionin publik ishte ai i Andrea Memollarit të riut që nën efektin e drogës në kryqëzimin Jordan Misja aksidentoi me vdekje sportisten Dhurata Prifti dhe më pas u largua nga vendi aksidentit.
Nisur nga kjo situatë dhe nga detyrimi ligjor referuar nenit 185 të kodit rrugorë policia shqiptare po përgatitet për të aplikuar testin e drogës.
Ky nen parashikon një penalitet nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë gjobë dhe heqje leje drejtimi për një vit çdo shoferi që del pozitiv nga testi i drogës.
Report TV ka mësuar ekskluzivisht se kanë qenë drejtuesit e policisë rrugore të cilët me anë të një memo i kanë kërkuar drejtorit të përgjithshëm të policisë caktimin e një buxheti të veçantë për blerjen e testuesve të drogës për shoferët në rrugë.
Aktualisht policia shqiptare kryen në rrugë testin e alkoolit me anë të aparaturës Alcok Druger Test ndërsa testi i drogës pritet të nis brenda vitit.
Një masë e tillë sqaruan burimet është parë e nevojshme nga përfshirja e shoferëve të rinj në një numër të lartë aksidentesh shpesh me pasoja si dhe nga fakti se në analizat laboratorike shumë shoferë të cilët kanë kryer aksidente me pasoja apo me dëmtime kanë rezultuar përdorues droge.
Policia rrugore kryen testin e drogës dhe sot por kjo vetëm në kushte laboratorike të cilat duan disa ditë dhe kjo me një vendim për analizim të gjendjes së drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksident. /Shqiptarja.Com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY