Çështja ‘Meta’ me rëndësi për mazhorancën dhe në kohë pandemie, çfarë vendosi...

Çështja ‘Meta’ me rëndësi për mazhorancën dhe në kohë pandemie, çfarë vendosi komisioni hetimor

141
0
Shares

Komisioni Hetimor për ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta pritet të shtyhet me 3 muaj.

Burimet bëjnë të ditur se Komisioni Hetimor do të presë edhe opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, i cili pritet të mbërrijë në qershor.

Në fillimit të marsit, Komisioni i Venecias doli në përfundimin se veprimet e Presidentit të Republikës, sa i përket emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë përgjithësisht të pajtueshme dhe me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.

Duke marrë në analizë procedurën e ndjekur nga Presidenti dhe Kuvendi në emërimin e gjyqtarëve, Komisioni vlerëson se është e nevojshme ndjekja e radhës mes institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY