VIDEO/Policia shton gjobat pas ndryshimit të masave, kontrolle edhe në banesat e...

VIDEO/Policia shton gjobat pas ndryshimit të masave, kontrolle edhe në banesat e personave të vetëkarantinuar

95
0
Shares

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 700 000 lekë, 1 shtetas, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e Policisë.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin kanë vijuar çdo ditë kontrollet në banesat e shtetasve të vetëkarantinuar dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 302 shtetas.

VID_20200331_WA0000

Policia e ShtetitVijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.Është ndëshkuar me masë administrative 700 000 lekë, 1 shtetas, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e Policisë.Strukturat e Policisë në të gjithë vendin kanë vijuar çdo ditë kontrollet në banesat e shtetasve të vetëkarantinuar dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 302 shtetas.Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.Policia apelon për qytetarët se edhe në ditët në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 31 mars 2020

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia apelon për qytetarët se edhe në ditët në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY