Lubonja i ashper me Ramen: Beri njesoj si Kuba, Kina dhe Rusia...

Lubonja i ashper me Ramen: Beri njesoj si Kuba, Kina dhe Rusia me dergimin e mjekeve ne Itali

94
0
Shares

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një vendim personal i Ramës, tipik për operacionet propagandistike që përdorin regjimet kudo në botë, tha sot ne nje interviste per news24, analisti Fatos Lubonja. Në vijim ai ka theksuar se veprime të tilla kanë ndërmarrë vetëm Kuba, Kina dhe Rusia.

“Unë e kam shprehur mendimin tim. Pajtohem me ata që e shikojnë si një operacion propagandistik. Nga ata që bëjnë rëndom regjimet. Ndërkohë që keqtrajtojnë historikisht vendasit e tyre, regjimet kanë bërë gjithmonë operacione imazhi në botë. Po të shohësh në rastin konkret, Italinë e kanë ndihmuar vende si Kina që ka përgjegjësi jo vetëm për këtë, por që është një regjim që ka mbajtur sekret numrin e viktimave dhe fillimin e sëmundjes në Huan. Po të njëtën gjë ka bërë Rusia e Putinit ku dihet që vendimet i merr ai dhe i përdor për imazhin e vet personal. Po ashtu edhe Kuba” ka shtuar Lubonja.

Ai e ka mbështetur mendimin e tij edhe me argumentin se “nëse je kaq vërtet fisnik, këtë duhet ta tregosh edhe brenda vendit. Shqipëria është e 13- ta në botë sipas kombeve të Bashkuara për korrupsion. Pra të keqtrajtosh vendasit dhe të bësh mirë për Italinë është propagandë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY