Ish-deputeti: Kush dhe si i bëri listat e shqiptarëve për në avion,...

Ish-deputeti: Kush dhe si i bëri listat e shqiptarëve për në avion, Kryeministri?!

191
0
Shares

Tritan Shehu, ekspert nga radhet e PD, ka ngritur shqetesimin sot për mijëra qytetarë shqiptarë që kanë mbetur rrugëve të botës. Qeveria njoftoi disa dite me pare, se do te ndermerrej nje operacion per riatdhesimin e tyre, por që u mbyll më parë se të hapej mbi lista udhëtarësh të përzgjedhur nuk dihet se si dhe nga kush.

Shehu i ka konsideruar deklaratat e Ramës për çështjen e riatdhesimit të shqiptarëve,  plot cinizëm e papërgjegjshmëri dhe ka kërkuar publikisht të zbardhet cila ishte procedura sipas të cilës u zgjodhën kush duhej të hipte në avion dhe kush jo.

POSTIMI I SHEHUT

A mund të na shpjegojë Kryeministri si mund ta “përkthesh” ndryshe, deklarimin e tij se “vendet për të kthyer shqiptarët e mbetur jashtë, janë mbushur që përpara se të fillonte operacioni”?! Nuk kemi të bëjmë këtu me biletat për një film a ndeshje futbolli që mbaruan, kemi të bëjmë me një detyrim kushtetues të shtetit ndaj qytetarëve të tij, me një operacion shpëtimi të detyrueshëm dhe që secili shtet i përgjegjshëm po e realizon me të gjitha mjetet; dhe mjetet e mundësitë janë edhe për ne.

Listat janë bërë prej kohësh, deklaron Kryeministri, duke lënë në mes të rrugëve, qindra banues vetëm në Shqipëri, shumicën pa mjete jetese.

Unë pyes: Kush i ka bërë këto lista, mbi çfarë kriteresh, kur u bë kjo, sepse kriteret Ministria e Jashtme i shpalli vetëm para dy ditësh?

Dhe akoma me keq u kërkon që të mos telefonojnë as në ambasadat tona, në vend që deri sa të transportoheshin, të identifikohen, të bashkëpunohet me Kryqin e Kuq, Gjysmëhënën e Kuqe, Caritas etj kudo ku janë për t’i ndihmuar sa më shumë, akomoduar, dhënë hua nga shteti ynë, etj.

Dhe diçka në fund, duke mos i sjellë e abandonuar ata nuk “mbrohet” Shqipëria, siç Rama deduktoi, përkundrazi, dhe ata janë pjesë e Shqipërisë.

Shqipëria e ata mbrohen duke i ndihmuar e trasportuar drejt atdheut sipas të gjitha rregullave epidemiologjike, gjë që mungoi krejtësisht në të kthyerit e djeshëm. Ku humbi “Lasgushi” kështu!?”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY