Shifra e të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri pozitive, vetëm 4 pacientë...

Shifra e të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri pozitive, vetëm 4 pacientë të intubuar

89
0
Shares

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit

-3 raste Tirana
-2 raste Durrës
-2 raste Korçë
-1 rast Fier
-1 rast Tropojë
-2 raste Shkodër

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY