Video virale ne të gjithë botën/ Gruaja qan në supermarket, nuk kishte...

Video virale ne të gjithë botën/ Gruaja qan në supermarket, nuk kishte para për pelenat e bebit

594
0
Shares

Një video u bë virale në të gjithë botën për fare pak kohë. Ajo tregon një nënë “shpërthen” në lotë për shkak se nuk ka para mjaftueshëm për të marrë shumë gjëra në supermarket.
Nëna 34 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lauren Ëhitney ka një vajzë të vogël vetëm 18 muajshe. Si të gjithë fëmijët e asaj moshe, Rosalynd ka nevojë për shumë kujdes dhe gjëra. Mes këtyre me siguri të pasurit e pelenave që të mund t’i ndërrojë.
Pikërisht në kërkim të pelenave, Lauren ka filluar të qajë dhe e rraskapitur nga kjo situatë ka marrë celularin për të bërë një video. Një video denoncimi dhe proteste.
Shpesh në këto javët e fundit kemi parë se çfarë mund të bëjë frika. Mes këtyre një nga reagimet më të shpeshta ka qenë ai i dyndjeve në supermarkete e dyqane të nevojave kryesore.
Por marrja me shumicë e produkteve ka pasoja të rënda tek familjet me më pak mundësi ekonomike.
Dhe kështu Lauren pasi ka bërë xhiron e disa dyqaneve pa gjetur pelena me masën e duhur për të bijën ka shpërthyer në një të qarë dëshpërimi.
“Kam shkuar në shumë dyqane. Mosgjetja e pelenave ka qenë pika që e mbushi kupën. Ka shumë njerëz si unë atje jashtë. Nuk na paguajnë mjaftueshëm dhe mund të bëjmë pazar vetëm një ose dy herë në muaj. Nuk mund të blej më kaq shumë gjëra”, thotë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY