‘ Mjekët pa masa mbrojtëse, infektohet edhe një tjetër në Mirditë

‘ Mjekët pa masa mbrojtëse, infektohet edhe një tjetër në Mirditë

74
0
Shares

Mjekët pa masa mbrojtëse, infektohet edhe një tjetër në Mirditë. Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ngre alarmin:Asnjë test për familjarët dhe kontaktet

Postimi i Vokshit:

1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arësyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shown e Kryeministrit e të ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

2. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit” të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

– Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);
– Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!

#MbroStafinMjekësor
#MbroQytetarët
#MbroJetën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY