Cilat jane ilacet ekzistuese qe po testohen kunder Covid 19

Cilat jane ilacet ekzistuese qe po testohen kunder Covid 19

117
0
Shares

Ndërsa numri i viktimave në mbarë globin nga COVID-19 u rrit në mbi 28 mijë, përpjekjet e përshpejtuara për të zhvilluar një kurë janë përqëndruar kryesisht tek përshtatja e ilaçeve ekzistuese që prodhohen për të luftuar sëmundje të tjera. Testimet janë përqëndruar në tre fusha, tek neutralizimi i vetë virusit, lehtësimi i disa prej simptomave të tij që rrezikojnë jetën, si dhe tek forcimi i sistemit imunitar të pacientëve për të luftuar infeksionin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton.

Ilaçet e vjetra për malarjen, si klorokina dhe hidroklorokina, po testohen nëse janë në gjendje ta vrasin koronavirusin në stadin fillestar të infeksionit.

“Ky ilaç dëmton aftësinë e virusit për të hyrë në qeliza, duke e bërë atë që ta refuzojnë virusin. Nëse virusi nuk i infekton dot qelizat, nuk do të jetë aq efikas të riprodhohet apo të vetëshumëfishohet”, thotë dr. Hana Akselrod, e Shkollës së Mjekësisë në universitetin “George Washington”.

Presidenti Donald Trump thotë se ky kombinim ilaçesh do ta ndryshojë rrjedhën e gjërave. Por shkencëtarët thonë se nevojitet një studim për të verifikuar rezultatet dhe se këto ilaçe mund të jenë edhe toksike.

Një tjetër ilaç, i quajtur remdesivir, i cili nuk pati rezultat në trajtimin e pacientëve me Ebola, duket premtues ndaj koronavirusit. Edhe ky ilaç e pengon virusin të hyjë në qelizat e njeriut dhe të riprodhohet.

Ndër ilaçet që po testohen për të trajtuar simptomat e koronavirusit është Kevzara, një ilaç që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid. Ky ilaç lehtëson bllokimin e mushkërive duke ulur reagimin e sistemit imunitar që e shkakton këtë irritim gjatë përpjekjes për të luftuar infeksionin.

“Ndërhyn në një pjesë të procesit të acarimit që është pjesë e mekanizmit mbrojtës të trupit ndaj një infeksioni masiv”, thotë dr. Akselrod.

Ndërkohë po zhvillohen testime masive të këtyre ilaçeve për të parë ndikimin që ato kanë dhe për të përcaktuar efektet dytësore negative.

Në Shtetet e Bashkuara po testohet edhe shërimi i pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirusin, nëpërmjet plazmës së ripërtërirë. Kjo kërkon marrjen e antitrupave nga gjaku i pacientëve që janë shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe injektimin tek pacientët e sëmurë.

“Kjo është një zgjidhje sipas metodës së vjetër, ashtu siç veprohej përpara se të shpikeshin antibiotikët”, thotë dr. Shmuel Shoham, i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Megjithatë, mjekët e përfshirë në të kaluarën në testet me plazmën e rikuperuar thonë se kjo metodë nuk është shumë efikase tek të sëmurët rëndë dhe e rekomandojnë kryesisht për parandalim dhe trajtimin e hershëm në sëmundjes.

Eskpertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se gjetja e një kure efikase për koronavirusin mund të kërkojë muaj të tërë. Ndërsa zhvillimi i një vaksine për të parandaluar infeksionin mund të kërkojë mbi një vit.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY