Thaçi kërkon emrin e ri për kryeministër të Kosovës, vjen përgjigja e...

Thaçi kërkon emrin e ri për kryeministër të Kosovës, vjen përgjigja e prerë e Vetvendosjes

180
0
Shares

Lëvizja Vetëvendosje i ka kerkuar Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga Zyra për Media e VV-së kanë thënë për Gazetën Express se posa të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallen zgjedhjet e reja.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar porosi Presidentit Hashim Thaçi të mos mendojë opsion tjetër përpos zgjedhjeve të reja pas përfundimit të pandemisë botërore me koronavirus që ka prekur edhe Kosovën,

Zyra për media e partisë fituese të zgjedhjeve të fundit ka thënë se Qeveria në detyrë është e fokusuar në luftën e koronavirusit e më vonë për zgjedhje të reja. E, jo për të dërguar emër të ri për Shef të Qeverisë.,

Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”, kanë deklaruar nga VV.

Një ditë më parë, Presidenti Thaçi tha se prej të hënës do t’i nisë bisedimet për partitë për themelimin e Qeverisë së re. Qeveria e Kosovës u rrëzua me votat e më shumë se 2/3 e deputetëve pasi LDK organizoi mocion mosbesimi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY