“Si e keni hallin”, Kryeministri i pakënaqur me popullin e tij: Do...

“Si e keni hallin”, Kryeministri i pakënaqur me popullin e tij: Do bëhemi gazi i botës! Mua më ra të bëj rolin e babait…

120
0
Shares

Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim në Facebook bëri me dije se ai nuk është i kënaqur me të gjitha masat shtrenguese të ndërmarra në luftë me koronavirusin, por kjo është e vetmja mundësi për të shpëtuar nga “kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni”, sic tha ai.

Duke premtuar si nga hera, se do te ndihmoje biznesin e vogel, te papunet, pensionistet, Rama tha se e gjitha kjo luftë eshte rezistence per ekzistencë. Sakaq, kryeministri na krahason me Amerikën, duke u perpjekur te na tregoje se shembujt i ka marre nga vendet e huaja, te cilat per fatin e tyre te mire kane disa here me shume kapacitet per te perballuar çdo epidemi dhe krizë.

Rama shtoi se këtë luftë nuk e solli ai, por atij i ka rënë të bëjë rolin e babait.

“Pse qejf kam unë t’u them si të mbroheni nga kjo mortje që na ka rënë si rrufe mbi kokë e kërcënon të na grijë si mish qeni?

Pse nuk e shihni ju se cfarë po ndodh jo më tutje po në Itali, nuk e shihni ju që edhe ushtria amerikane nxori autokolonat e trenave e makinave të blinduara mbi kurriz që njerëzit të mbyllen brenda?

Pse s’e kuproni ju që në këtë luftë ku as Amerika ska ilaç tjetër ku në një javë humbi 3 milionë e kusur vende pune ne s’kemi rrugë tjetër vetëm të mbyllemi brenda që të shpëtojmë jetën e familjarëve tanë?

Çfarë kërkoni ju nga unë, që tju tregoj përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpisë sonë të madhe sot e nesër të shikojmë si të gjithë bashkë do përfundojmë në një gropë shumë më të thellë se ajo e mos o zotshme vitit 1997?

Apo të mos i përgjigjem askujt në vend se ti shkul veshin e ti them të vërtetën gjithkujt që flet mbrapsht?”,-u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1923074194492386/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY