“Nëse do bëheshin testime masive, shifra totale e të infektuarve do të...

“Nëse do bëheshin testime masive, shifra totale e të infektuarve do të ishte më afër realitetit”

131
0
Shares

Nga Kastriot Islami

Nga një analizë e shifrave që raportohen te OBSH për rastin e Shqipërisë vihet re mungesë koherence. Duke pasur parasysh se shifrat e ndryshme kanë korrelacionin e tyre, sa herë që ndërhyhet në to për të zbukuruar apo fshehur ndonjë parametër, natyrisht që prishen të tjerat.

Por në tabelën e dhënë në këtë shkrim do të shqyrtohen të dhënat e prezantuara në faqen e OBSH si të pranueshme, dhe përfundimi për raportin mes numrit të vdekjeve dhe numrit total të të infektuarve për Shqipërinë, do të merret në shqyrtim duke bërë supozimin se shifrat e dërguara nga Shqipëria në OBSH janë të sakta.

Image

Raporti i numrit të vdekjeve me numrin total të të prekurëve, i shprehur në përqindje, rezulton në rastin e Shqipërisë i barabartë me 5,4 përqind. Më të lartë sesa vendi ynë këtë shifër e kanë ndër të tjera Italia (10,6%), Spanja (7,8%), Irani (7,1%) dhe Franca(6,1%).

Shqipëria e ka këtë shifër më të lartë edhe sesa të gjithë vendet e rajonit, konkretisht më të lartë se Bosnja (1,6%), Serbia (1,5%), Sllovenia (1,4%), Maqedonia e Veriut (1,4%), Kosova (1,3%) dhe Mali i Zi (1,2%).

Shifrën më të ulët të këtij raporti e kanë Izraeli (0,3%), Gjermania (0,7%), Austria (0,9%), Turqia (1,6%) dhe SHBA (1,6%) dhe të gjithë vendet e rajonit tonë.

Si përfundim: Autoriteteve mund t’i duken këto të dhëna/interpretime shqetësuese, por gjykoj se është më kriminale të mos bëhet testimi masiv (të paktën i të gjithë rasteve për të cilat ka informacion) sipas sugjerimeve të OBSH nga disa arsye si paaftësia, kaosi në organizim apo mania për të mos treguar të vërtetën. Për më tepër që kjo ndikon jo vetëm në përhapjen e edpidemisë, por edhe në saktësinë e shifrës totale të të infektuarve, por edhe në koherencën e kësaj shifre me shifrat e tjera. Mundet që edhe ky përfundim në këtë shkrim të ishte ndryshe, e ndoshta më “optimist”, nëse do të ishte bërë testimi masiv dhe shifra totale e të infektuarve të ishte më afër realitetit???!!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY