Shqetësimi që ngre ish-deputeti: ”Distancimi fizik” komprometohet rëndë nga aktivitete si Call...

Shqetësimi që ngre ish-deputeti: ”Distancimi fizik” komprometohet rëndë nga aktivitete si Call Center dhe fason

96
0
Shares

Një prej masave më të nevojshme dhe ndihmuese per shoqerine, eshte distancimi social, e cila ka treguar rezultatet e veta, ne Kinë, ku izolimi dhe nderprerja e kontakteve, zhduku potencialisht përhapjen e koronavirusit.

Gjithsesi, në vendin tonë, eshte veshtire te flitet per nje distancim te plote social, dhe pse qeveria dukshem shtrëngon masat per një kategori, dhe liron masat për një tjetër.

Ish-deputeti Tritan Shehu, i referohet call-center-ave fhe fasonerive, të cilat vijojnë normalisht punen dhe lejojnë grumbullimin masiv të punonjsve, çka me heret, kreu i PD, e cilësoi si minë me sahat.

Shehu, thotë se këto aktivitete, ç’vlerësojnë masat e ‘distancimit social’. Per kete situate, ai bën një krahasim me Italinë dhe i sjell ndermend zgjidhjen qe ky shtet ka marrë.

POSTIMI I SHEHUT

Edhe sipas specialisteve italiane, me disa nga te cilet jam ne kontakt, aktivitet ekonomike qe kryhen me koncentrime punonjesish, vecanerisht ne ambjente te mbyllura, cvleresojne masat e pergjitheshme te “distancimit fizik”.

E konsiderojne kete nje nga aresyet kryesore te diferencave shume te medha te gjendjes ndaj kesaj pandemie midis Veriut te Italise e pjeseve te tjera. Ne Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet ne ndermarjet gjigande prodhuese, bankat e medha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerezore, qe veshtire se mund te mbyllen terresisht.

Ndersa ne pjeset e tjera te Italise dominon ndermarja e vogel dhe e mesme, fermeret, punonjesit autonome etj, pa koncentrime te medha e lehtesisht te bllokueshme.
Ne vendin tone, ku dhe kushtet e punes se atyre ndermarjeve me koncentrime te larta jane shume larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbeshtetur financiarisht eshte nje domosdoshmeri urgjente dhe krejt e realizueshme, gje e kerkuar me insistim nga PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY