Grenell e thote qarte: Nuk eshte opsioni im!

Grenell e thote qarte: Nuk eshte opsioni im!

82
0
Shares

I dërguari i Presidentit Amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi,  Richard Grenell tha ne nje interviste per tv7 ne Prishtine se asnjëherë nuk ka folur me presidentët Thaçi e Vuçiç, lidhur me mundësinë e shkërmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Twitter, kemi lëshuar deklarata për media, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme”, ka deklaruar ai.

Më tej, i pyetur nëse për  të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell është shprehur. “ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”.

Në vijim Richard Grenell ka shpjeguar qëndrimin amerikan për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Ne, Shtetet e Bashkuara, e kemi pasur një qëndrim të gjatë se taksa prej 100% që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke e dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti. Kjo është një politikë afatgjate, kjo është diçka që ia kemi komunikuar secilit udhëheqës para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të jem i sinqertë, ne e kemi pasur zotimin nga të gjithë para zgjedhjeve se ata do të përkushtohen për heqjen e taksës” – tha Grenell.

Pyetjes nëse kishte marrë një zotim edhe nga Albin Kurti për ta hequr taksën, Grenell iu përgjigj: “100% po. Ai më pa në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën. Unë nuk do të përfshihem në politikë dhe në atë se si është situata atje, në atë se si përgjigjen udhëheqësit politikë para dhe pas zotimeve, por realiteti është se ne jemi duke qëndruar jashtë politikës” – tha Grenell.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY