Euro fundos lekun për 24 orë, si do të jetë trendi

Euro fundos lekun për 24 orë, si do të jetë trendi

277
0
Shares

Një euro u shkembye me 128.17 lekë, sipas kurist zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Vetëm brenda një jave një euro është forcuar me rreth 5 pikë duke arritur nivelin më të lartë gjatë 2020.

Edhe dollari ka fituar rreth 7 pikë kundrejt monedhës shqiptare duke u këmbyer me 115.6 lekë niveli më i lartë gjatë këtij viti.

Rritja e papritur lidhet së pari me faktin e paralizimit të ekonomisë në vend për shkak të koronavirusit  ç’ka ka ulur besimin në monedhën kombëtare lekë. Një arsye tjetër e vlerësimit të monedhës europiane ndaj lekut është fakti që tashmë janë mbyllur kufijtë dhe  qarkullimi i monedhës europiane në vend është më i vogël si rezultat i emigrantëve por edhe e turistëve.

Vlerësimi i euros ndaj lekut është pozitiv për eksportuesit por është negative për qytetarët që kanë kredi në euro pasi duhet të paguajnë më shumë para për të shlyer këstin mujor.

Besohet se edhe për disa javë trendi do të ruhet duke sjellë forcimin e euros dhe dobësimin e lekut derisa të shterrojnë faktorët që sollnë forcimine  monedhës evropiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY