Rama jep lajmin e rëndësishëm për shqiptarët mbetur jashtë kufijve: Të hënën...

Rama jep lajmin e rëndësishëm për shqiptarët mbetur jashtë kufijve: Të hënën nisin fluturimet, janë falas

253
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin e madh se javën e ardhshme nis riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve të cilët mbetën jashtë kufijve për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Riatdhesimi do të bëhet falas dhe të hënën do të listohen pikat se ku do të merren qytetarët.

“Do te riatdhesojme ata qe kanë mbetur rrugëve të Europës. I takon “Lasgushit” ta bëjë” u shpreh Rama ne nje komunikim per median.

“Unë e të gjithë ne po bëhemi copash, 14 copash përditë e natë që të mos lëmë asnjëprej jush vetëm. Që nga familjet e individët që kanë nevojë për ndihmë immediate dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi. Nuk do lë gurë pa luajtur dhe ti ardhur ndihmë kujtdo por dreqi e mori futeni mirë në kokë jemi në luftë dhe të gjithë duhet të shtrëngohen” tha Rama në mesazhin.

Ku janë shqiptarët që duhet të riatdhesohen? 

Itali eshte grupi më i madh 650 persona

Në Britani 114 persona

Në Kroaci 341 persona

Zvicër 77 persona

Greqi 45 persona

Gjermani 35

Francë 37

Suedi 21

Austri  19

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/568113720470866/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY