Dy statistika të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor

Dy statistika të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor

202
0
Shares

Në një shkrim të gazetës zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, thuhet se sistemet shëndetësore në vendet e Ballkanit do e pësojnë rëndë nga kjo valë infeksionesh.

Në shkrim thuhet se çdo vite, mijëra mjekë dhe infermierë largohen nga çdo vend i rajonit. Spitalet dhe sektori shëndetësor janë të nënfinancuara.

Gazeta boton edhe dy statistika që tregojnë qartë se përse në Shqipëri duhet të jemi më të shqetësuar për situatën.

E para tregon numrin e shtretërve në spital për 100 mijë banorë. Shqipëria bashkë me Kosovën janë më keq. Kosova ka diçka më shumë se 200 shtretër, Shqipëria shkon pranë 300. Në krahasim me vendet e rajonit, Gjermania ka mbi 800 shtretër për 100 mijë banorë.

Më e frikshme bëhet statistika te numri i mjekëve për 1 mijë banorë. Shqipëria ka vetëm një mjek për 1 mijë banorë, Gjermania ka të paktën 4.

Numri i shtretërve në spital për 100.000 banorë

Image

Numri i mjekëve për 1.000 banorë

Image /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY