Kërcënohet me jetë Hashim Thaçi, arrestohet autori pas mesazhit në Facebook

Kërcënohet me jetë Hashim Thaçi, arrestohet autori pas mesazhit në Facebook

137
0
Shares

Mediat kosovare raportojnë se është kërcënuar me jetë presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ka qenë një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, Kujtim Boletini, ai që ka kërcënuar me vrasje, Presidentin, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.

Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ndarjen e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që i kanë mohuar akuzat, dhe që sipas tyre nuk ka asnjë marrëveshje paraprake.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY