Skënder Brataj, si është gjendja e tij shëndetësore

Skënder Brataj, si është gjendja e tij shëndetësore

107
0
Shares

Drejtori i Sherbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, vijon të qëndrojë në vetëkarantinë në banesën e tij pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit COVID-19 ndërkohë që situate e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Tani ka pak kollë dhe shenja të lehta të sëmundjes, por se mesazhet dhe solidariteti që ka gjetur nga njerëzit i japin mjaft kurajo.

 “Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni.
Shpresoj të kthehem sa më shpejt……

Ju garantoj se kura më e mirë është POZIVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane. Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marrë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!

UNË DO TË KTHEHEM që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, SHUMË, SHUMË, SHUMË, SHUMË MIRËNJOHJE !

FALNDERIMI PËR JU ËSHTË SHUMË PAK! Dr. Skender Brataj” 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY