Ambasadori Soreca tregon përfitimet e shqiptarëve nga hapja e negociatave

Ambasadori Soreca tregon përfitimet e shqiptarëve nga hapja e negociatave

778
0
Shares

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca pas vendimit të ministrave të jashtëm për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave ka thënë se çfarë përfiton Shqipëria nga ky vendim, gjatë një interviste me gazetaren Nisida Tufa në neps 24.

Soreca ka thënë se Shqipëria do të jetë pjesë e tregut të BE, programeve të përbashkëta me vendet e BE si dhe pjesë e fondit të solidaritetit kur të preket nga fatkeqësi natyrore.

”Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë pjesë e programeve ku janë dhe vendet anëtare pa qenë ende një vend anëtar. Do të jetë pjesë e tregut të Bashkimit Europian.

Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi të jenë pjesë e programeve për arsimin, transportin, bujqësinë apo larg qoftë edhe të ndihmës prej fatkeqësive natyrore.

“Ditët e fundit shumë shqiptarë më kanë thënë se na jep një shembull të këtij stadi të ri. Meqenëse unë kam udhëtuar shumë kam dhënë atë të kilometrave të shumtë në udhëtim. Nëse udhëton shumë merr eksperienca. Nëse ke udhëtuar shumë bëhesh udhëtar i nivelit të dytë dhe më pas mund të bëhesh ‘on top’. Shqipërisë ju dha niveli i dytë i udhëtarit. Aq më shpejt do të mundet.”- tha Soreca.

Ambasadori i BE, Soreca në një lidhje live në Facebook dhe Instagram ka renditur kushtet të cilat Shqipëria duhet të plotësojë para organizimit të konferencës ndërqeveritare kurse të tjera do të jenë për kuadrin negociues e administruar nga KE nëpërmjet raporteve vjetore.

Sipas tij për t’u ulur në konferencën ndërqeveritare ka 4 kushte, Reforma Zgjedhore, vijimi i reformës gjyqësore me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, implementimi i plotë i SPAK dhe BKH si dhe fuqizimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

”Duke u fokusuar tek përparësitë dhe prioritetet, tek reforma në adminisratën publike, gjyqësor apo luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Synimi ynë është të përgatisim këtë kuadër negociues. Dëshirojmë ta dorëzojmë në qershor bashkë me raportin vjetor të progresit dhe më pas shtetet anëtare do vendosin. Kjo do të ndodhë kur Shqipëria të plotësojë kushtin dhe më pas do të jetë Presidenca e BE e Gjermanisë që do të thërrasë një konferencë ndërqeveritare kur Shqipëria dhe BE do kenë shansin për herë të parë të ulen në tryezë për të diskutuar.

Kushtet që janë vendosur që Shqipëria të ulet në konferencën ndërqeveritare është Reforma Zgjedhore të miratuar në linjë të plotë sipas rekomandimeve të OSBE dhe transparenca e financimit të partive gjatë fushatës elektorale. Vazhdimi  i reformës gjyqësore, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë por dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe implementimi i plotë i SPAK dhe BKH.  Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave si dhe të bashkëpunojë me SHBA. Këto janë të rëndësishme.

Po ashtu është e rëndësishmë puna të vazhdojë për luftën kundër emigracionit të parregullt, azilantëve. Duhet bërë punë për ndryshimin e ligjit për mediat ku rol do të luajë opinioni i Venecias”, tha Soreca.

“Puna duhet të vijojë edhe për elementët e tjerë që janë përmendur edhe në Bundestagun gjerman ku u pa qartë edhe qëndrimi i Gjermanisë. Puna duhet të vazhdojë për çështjen e të drejtave të njeriut, të pronësisë, minoritetet.

Ai grupi i parë i kushteve duhen të plotësohen përpara tryezës ndërqeveritar kurse pjesa tjetër është pjesë e kuadrit negociues. Dhe do të monitorohen nga KE. Do të jenë pjesë e raporteve që KE do të informojë vendet anëtare dhe BE”, tha Luigi Soreca.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka siguruar se fondet e premtuara nga Konferenca e Donatorëve nuk do të preken për shkak të situatës me koronavirusi.

Po ashtu Soreca konfirmoi se 50 milionë eurot për koronavirusin në Shqipëri nuk janë kredi por grante si dhe prej tyre 35 milionë euro janë për ekonominë dhe biznesin e vogël.

‘4 milionë euro janë për blerjen e ventilatorëve apo për mjetet personale. 11 milionë euro për mbrojtjen sociale. Ndihmojmë me programin e qeverisë për asistencën. Pjesa më e madhe për ekonominë dhe biznesin, 35 milionë euro për këtë fushë

Nuk janë kredi, janë grante. BE po solidarizohet me Shqipërinë dhe po merr masa paralele me shtetet anëtare.

Fondet e tërmetit nuk do të preken .Të gjitha milionat e eurove grante nuk do të preken dhe do të jepen të tilla. 50 milionë eurot janë tjetër dhe grantet për rindërtimin janë tjetër.”- tha Soreca.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY