Shihni çfarë ka ndodhur me qiellin e Evropës pas izolimit

Shihni çfarë ka ndodhur me qiellin e Evropës pas izolimit

824
0
Shares

Autoriteti Europian i Aviacionit, Eurocontrol njoftoi se në 41 shtetet e Unionit, trafiku ajror gjatë javës së kaluar ka rënë me 65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ose 2/3 e trafikut janë anuluar.

Imazhet krahasuese të 26 marsit 2019 dhe marsit të këtij viti, të pasqyruara në hartën e mësipërme tregojnë se sa I ulët është trafiku në Evropë ndërkohë që 3 miliardë banorë në të gjithë globin janë karantinuar.

Statistika është më e madhe nëse krahasohet i gjithë muaji mars, me atë të një viti më parë, ku fluturimet kanë rënë me 77%.

Nëntorin e kaluar, Eurocontrol regjistroi 27000 mijë fluturime në ditë, në të gjithë kontinentin. Në janar 2020, kur pandemia preku Europën, shifra ra në 25000 fluturime në ditë, ndërsa mesjavën e kaluar kishte afro 8620 fluturime. Të dhënat tregojnë se situata është më e rëndë edhe se në mbylljen e aviacionit në vitin 2010, pas reve të vullkanit në Islandë. Gjatë atyre tetë ditëve u anuluan 48% e fluturimeve, duke prekur rreth 10 milionë pasagjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY