DEVOLL/Policia postblloqe dhe përndjekje për bujqit që dalin të punojnë në tokat...

DEVOLL/Policia postblloqe dhe përndjekje për bujqit që dalin të punojnë në tokat e tyre

703
0
Shares

Ne kushtet kur vendi yne eshte ne izolim dhe nuk ka veprimtari te medha prodhuese, ka gjithmone nje rrezik te madh, qe vendi te kaloje nje krize te thelle ekonomike.

Nuk dihet sesi vendi do ta kaloje kolapsin ekonomik, nese ne e perjetojme kete ne skenarin me te keq, por qeveria duhet te suportoje sot e kesaj dite me shume fermeret, kete kane sugjeruar dhe disa eksperte.

Policia e komisariatit të Devollit tregohet më e ashpër se sa duhet ndoshta me bujqit që dalin të punojnë tokat e tyre në këtë situatë epidemie të koronavirusit.

Korça Report tregon se si një grup banorësh të fshatit Polenë, në respektim të orarit të qarkullimit dhe distancave punonin tokat e tyre. Duke marrë shkas nga ky lajm, banorë nga Devolli shprehën ankesat e tyre për zellin e tepruar të policisë lokale në masat kufizuese.

Këto ditë është piku I punës të krasitjes së mollëve, dhe nëse nuk kryhet ky proçes nuk bëhet fjalë për prodhim të mbarë. Do të detyrohemi edhe më shumë të presim pemët’ shprehet një fermer.

Një postobllok policie I ngritur në hyrje të qytetit të Bilishtit ndalon edhe mjekët e mekanikës bujqësore të qarkullojnë duke kthyer kështu mbrapsht të gjithë ata që dalin të kryejnë punët e ditës në bujqësi.

Si të mos mjaftonte kjo masë, patrulla policie u shkojnë deri në fushë fermerëve dhe nën kërcënimim e shoqërimit në komisariat I detyrojnë të ndërpresin punën. Një banor I Bitinckës dëshmon rastin e bashkëfshatarit të tij, të cilit I shkoi policia në pemtore duke e larguar forcërisht.

Bujqësia hyn në sektorin e prodhimit, dhe duhet të ketë lehtësira të tilla që bujqit jo të përndiqen nga policia por të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY