FOTO/Ky qytet gjen metodë origjinale për t’u mbrojtur nga koronavirusi, nuk lejohet...

FOTO/Ky qytet gjen metodë origjinale për t’u mbrojtur nga koronavirusi, nuk lejohet të futet askush që nuk banon aty

532
0
Shares

Prej disa ditesh, në hyrje të qytetit te Poliçanit është vendosur një postbllok i përforcuar, përmes të cilit lejohet të kalojnë vetëm banorët e qytetit dhe askush tjetër.

Pamjet e këtij postblloku janë publikuar në rrjetin sociale Facebook nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha, i cili thekson se në Poliçan janë një numër i madh të sëmurësh prej frymëmarrjes, prandaj edhe bashkia është detyruar që të ndërmarrë hapa të tillë.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT:

Postblloku i Policanit, s’lejohet askush qe nuk eshte banor i qytetit.

Njesia Administrative Bashkia Polican, prej 48 oresh ka organizuar nje plan masash krejt unik nga pjesa tjeter e vendit per te penguar dhe parandaluar perhapjen e covid-19 brenda territorit te saj. Prej dy ditesh nje postbllok i perforcuar ka bllokuar qarkullimin e te vetmit aksi rrugor qe lidh Policanin me pjesen tjeter te vendit,

Kjo bashki ka te rregjistruar zyrtarisht 800 te semure kronike per shkak te punes se veshtire dhe semundjeve profesionale te marra sidomos nga moshat e medha qe kane punuar per dekada me radhe ne kombinatin e ushtarak te ketij qyteti.

Policani eshte themeluar si qytet industrial ne vitet ‘60-‘70 te shekullit te kaluar, kur nisi dhe ndertimi i kombinatit ushtarak per prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikerisht per kete fakt afro 15% e popullates se ketij qyteti te vogel, vuan aktualisht nga semundje kronike dhe sidomos ato qe kane te bejne me rruget e frymemarrjes.

Per kete shkak ne bashkepunim edhe me komisariatin vendor te policise, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i mbeshtetur nga keshilli bashkiak ka urdheruar ngritjen e nje postblloku ne hyrje te qytetit.

Postblloku perbehet nga forca te policise se shtetit dhe policise bashkiake dhe qendron 24 ore ne sherbim. Policani eshte nje qytet gati i izoluar per shkak te terrenit malor dhe te faktit qe ka vetem nje rruge nacionale e cila e lidh me pjesen tjeter te vendit, aksin Polican- Berat.

Drejtimi tjeter dales nga Policani, eshte drejt nje bashkie me te vogel, asaj te Skraparit, e cila ka nje terren edhe me te thyer malor dhe ndodhet gati e izoluar nga pjesa tjeter e vendit.

Duke qene dy nga bashkite me te varfera ne vend, me te izoluara gjeografikisht dhe me sherbim spitalor fare minimal, edhe Bashkia e Skraparit i ka mbeshtetur masat e marra nga Policani, pasi e njejta rruge nacionale sherben per te lidhur edhe Skraparin me pjesen tjeter te vendit.

Por cuditerisht, disa ore me pare Drejtoria e Policise e qarkut Berat, nga e cila varet komisariati i Policanit, ka dhene urdher qe trupat policore te largohen nga postblloku. Ne keto kushte Bashkia Polican ka vendosur ta mbaje postbllokun vetem me policet e vet bashkiake.

Detyra e postbllokut eshte te ndaloje hyrjen ne drejtim te Policanit, te cdo personi qe vjen nga jashte vendit, apo dhe nga qytetet e tjera ku tashme eshte verifikuar se ka patur raste te qytetareve te infektuar me covid-19. Praktikisht ne drejtim te Policanit dhe Skraparit lejohet kalimi vetem i tregetareve vendas, ambulancave mjeksore apo mjeteve te policise.

Nuk lejohet kalimi i asnje mjeti tjeter privat apo personi qe nuk eshte banor i qytetit pavarsisht motiveve qe ai ka.

Po ashtu ndalohet hyrja e cdo personi me origjine nga kjo zone i cili nuk ka nje arsye te forte pse kerkon te hyje ne qytetin e Policanit. Te vetmit persona qe lejohen te kalojne postbllokun si ne hyrje ashtu dhe ne dalje jane tregetaret e identifikuar saktesisht si banore te qytetit, te cilet mbajne me furnizim popullaten.

Madje dhe atyre u eshte kerkuar qe te marrin furnizime afatgjata qe te mos dalin shpesh nga qyteti.
Urdheri i ardhur nga Drejtoria e Qarkut Berat per ta larguar policine e shtetit nga postblloku eshte pritur me irritim nga autoritetet lokale te cilat kane deklaruar se nuk do ta largojne postbllokun per asnje arsye edhe pse policia e shtetit eshte larguar.

Qellimi i kesaj mase ekstreme eshte mbrojtja e afro 6 mije banoreve rezident ne Polican nga perhapja e Covid-19. Spitalet si nga Skrapar ashtu dhe ne Polican sherbejne thjeshte si ambulanca dhe nuk kane mundesi te perballojne qofte dhe nje rast te vetem qe kerkon sherbim te specializuar mjeksor.
Qyteti me i afert, qe ndodhet vetem 20 km larg, Berati, tashme jo vetem eshte ne listen e te infektuareve nga Covid-19, por edhe nje pjese e mire e personelit mjekesor te spitalit te ketij qyteti eshte ne vetkarantinim per shkak te dyshimeve se mund te jene infektuar nga paciente qe nuk e dinin se ishin bartes te virusit.

Ne foto dhe video, pamje te postbllokut ne hyrje te Policanit sot ne mesdite.

Publiée par Artan Hoxha sur Jeudi 26 mars 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY