VIDEO/Kamera e kryeministrit tregon strukturën që do kthehet në spital: Pas epidemisë...

VIDEO/Kamera e kryeministrit tregon strukturën që do kthehet në spital: Pas epidemisë do shërbejë për studentët e Mjekësisë

301
0
Shares

Kryeministri edi Rama I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe i ngarkuari me menaxhimin e emergjencave Arben Ahmetaj vizituan pak minuta më parë një qendër e cila do të shërbejë si spital për pacientët me koronavirus në rast nevoje.

Edhe pse nuk dhane detaje se ku eshte ky ambjenti i ri dhe se çfare kushtesh duhet te plotesoje dhe brenda sa kohesh do te jete funksional, Rama u mjaftua duke na treguar permes kameres se tij, pamjet bosh te kesaj strukture.

“🔴 NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤”, shkruan Rama krah videos.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1213599405515296/?t=200

Manastirliu nga ana e saj tha se pas funksionit të përkohshëm të saj për pacientët me koronavirus, qendra do të shërbejë për studentët e mjekësisë në të ardhmen.

Rama kërkoi 30 ditë kohë për të përfunduar procesi I rikonstruiksionit të saj, ndërsa Ahmetaj e përgjysmoi kohën duke thënë se praktika e lejon që të përfundojë për 15 ditë, duke mos dhene ne fund nje date te perafert.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY