Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, 3 janë skenaret që mund të ndiqen...

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, 3 janë skenaret që mund të ndiqen në Kosovë

185
0
Shares

Kuvendi i Kosovës, ka votuar tashmë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim.

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend dikton nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara për një kohë, derisa të vazhdojë situata alarmante me COVID-19.

Në Kushtetutën e Kosovës, neni 100 i saj thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 e përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Aktualisht, Kosova si edhe gjithë bota, po përballen me pandeminë e COVID-19, pas përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës. Kështu organizimi i zgjedhjeve, nuk besohet se do të jetë i mundur në rrethanat aktuale.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas miratimit të mocionit të mosbesimit, presidenti i vendit, do t’i kërkojë partisë fituese të zgjedhjeve të fundit, të 6 tetorit, [në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje] emrin e një mandatari të ri për kryeministër.

Qorolli thekson po ashtu se është edhe mundësia tjetër që të gjitha partitë politike të ulën në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje e cila, sipas tij, do ta bindte presidentin për ta votuar apo nominuar një kandidat për kryeministër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY