“ Gafa e Ministres se Arsimit. Shkollat nuk mund te hapen per...

“ Gafa e Ministres se Arsimit. Shkollat nuk mund te hapen per 2 jave“

283
0
Shares

Ish deputeti i PD, Luciano Boçi vurin Ne dukje gafen e Ministres se Arsimit. “Shkollat nuk mund te hapen per 2 jave“, tha ajo nderkohe qe ne kushtet e fatkeqesise natyrore ato nuk hapen per nje muaj.

Postimi i Bocit:

PAS AHMETAJT DHE BESA NUK E DI QË ËSHTË SHPALLUR GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE

Siç ndodh pothuaj gjithmonë, pas Ramës nxitoi të dilte dhe Besa me tufën e lajmeve të gëzueshme.
Dhe përsëri si gjithmonë, përmes gafave ngatërroi më shumë se sa shpjegoi.
Ministrja e Arsimit ende nuk e di që një vit shkollor është shumë i ndryshëm nga një vit akademik.
Sikurse studenti për të nuk ndryshon nga maturanti.
Po kjo është gafa më e vogël.
Pas Ahmetjat, i cili shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e mori vesh në studio, ka dhe ministra që ende nuk e kanë marrë vesh që një vendim i tillë është marrë.
Një prej tyre është Besa.
Pyetjes për datat e provimeve të maturës e mundësinë e shtyrjes së tyre, Ministrja i është përgjigjur që ajo ende shpreson që shkolla të nisë në 6 prill!!
E çuditshme kjo deklaratë, dëshmi e kaosit e paaftësisë qeverisëse.
Ministrja ende nuk e di që jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore, sipas ligjit, minimalisht zgjat një muaj dhe shkollat kurrsesi nuk mund të fillojnë.
E në vend të shpresojë, Besa duhet të jetojë me realitetin, se paku vendimmarrës hipokrit qeveritar e të marrë masat që tani për vijimësinë e mëtejshme të procesit mësimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY