Tretja:
Gështenjat kanë përmbajtje të lartë me fibra dhe përveç që kontribon në normalizimin e përqëndrimit të kolesterolit në gjak, ndihmon gjithashtu edhe efikasitetin e sistemit të tretjes, duke ulur rrezikun e kapsllëkut dhe komplikimeve në zorrë.
Nivelet e qëndrueshme të energjisë:
Gështenjat kanë sasi të lartë të karbohidrateve që i kontribon energjisë afatshkurtë dhe afatgjatë dhe ndihmojnë funksionin e sistemit nervor. Karbohidratet që vijnë nga gështenjat janë komplekse dhe ndryshe nga karbohidratet e thjeshta, këto kërkojnë kohë që të treten e në këtë mënyrë i japin trupit energji dhe trurit funksion më të mirë.
Përmirësimi i funksionit të trurit:
Përmbajtja e lartë me vitaminë B, përveç që ndihmon në shëndetin e lëkurës, kontribon edhe në funksionin e mirë të trurit. Mjekët këshillojnë që të hahen ushtrime me përmbajtje të lartë të vitaminës B6 dhe pikërisht ndër to janë gështenjat.
Reduktimi i rrezikut të sëmundjeve:
Gështenjat kanë sasi të lartë të mineraleve dhe antioksidantëve, i cili stabilizon radikalet e lira dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Përbërësit tek gështenja gjithashtu shërbejnë në forcimin e lidhjeve mes indeve.
Kockat:
Mineralet tek gështenjat janë esenciale për forcimin e kockave, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, nxitjen e funksionit të trurit dhe atij imunitar.
Këto janë disa nga arsyet përse ekspertët e shëndetit, këshillojnë të konsumohen gështenjat, përfitimet shëndetësore janë të mëdha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/