Brenda 20 ditesh nje spital i ri per te infektuarit, nese zbatohet...

Brenda 20 ditesh nje spital i ri per te infektuarit, nese zbatohet skenari D

171
0
Shares

“Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”, tha sot Ministrja Manastirliu gjatë mbleehjes online të qeverisë.

Ministrja tha se po shqyrtohet qe nje objekt  te kthehet në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara./ DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY