Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s’janë të interesuara për të luftuar drogën”

17/10/2016
“Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s’janë të interesuara për të luftuar drogën”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Zyrtari kryesor i antimafias italiane që heton drogën e nisur cdo ditë nga Shqipëria për në vendin fqinj, Kataldo Mota, jep alarmin për sasitë e mëdha me kanabis, të pahasura më pare”, kështu është shprehur në një dalje të tij për median kkreu I Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj.

Sipas Alibeja Edi Rama e mohon drogën që kultivohet e prodhohet në Shqipëri, “por prokurori që heton direkt këtë aktivitet kriminal, përmend se vetëm në një javë janë kapur nga policia italiane 3 ton e 800 kg kanabis e mbërritur nga Shqipëria”, tha Alibeaj.

Më tej Alibeaj tregon se Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s’janë të interesuara për të luftuar drogën.

“Këto denoncime janë bërë publike dje në kanalin RAI3, dhe i ka parë gjithë bota. Deklaratat e prokurorit të antimafias, Mota, janë e vërteta e drogës në Shqipëri, që e di i madh e i vogël. Ekonomia e drogës është e vetmja ekonomi që funksionon, ku janë orientuar të gjitha burimet dhe asetet. E dinë të gjithë, por e thotë hapur një kultivues i Krujës për Rai3. 100 euro merren nga një bimë, 40 euro i merr policia. 40 eurot për policinë, janë 40 euro për fondin që ka ngritur Edi Rama për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, për të blerë votat si në Dibër, për të kapur zgjedhjet që po vijnë. 40 euro për secilën nga miliona rrënjë kanabis, janë paratë e krimit me të cilat Edi Rama dhe karteli i tij i drogës po sundojnë vendin, po drogojnë vendin, po destabilizojnë shoqërinë”, ka deklaruar Enkelejd Alibeaj.

“Droga po shkatërron shoqërinë, po shkakton vrasje, po helmon fëmijët, sigurinë e shkollave të ardhmen e tyre. Duhet të bashkohemi të gjithë e ti tregojmë vendin Edi Ramës e bandave të tij të drogës, të dëshmojmë se Shqipëria meriton zhvillim, rend e siguri, dhe jo drogë”, ka përfunduar Alibeaj.

 

enkelejd alibeaj, shqiperia ngrihet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026
SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

13/05/2026
Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026
SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.